Music Video

,

Posted by Admin - 0 comments

Ramadan Gagica dhe Rita OraYlli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur preferencën e saj sa i përket basketbollit kosovar – ajo është fotografuar me fanellë të klubit më të trofeshëm kosovar në basketboll, Sigal Prishtinës.
Me Rita Orën është takuar menaxheri për marrëdhënie me publik i Sigal Prishtinës, Ramadan Gagica, i cili po ashtu është edhe pjesë e kabinetit të ministrit të MBZHR-së, Blerand Stavilecit, i cili njëkohësisht është president i klubit prishtinas të basketbollit.
Më shumë flet vet fotografia, kurse Rita Ora pa dyshim se duhet të jetë tifoze e flaktë e Sigal Prishtinës, pasi ajo ka gjetur kohë të shprehë dashurinë ndaj klubit në kohën kur ajo është e zënë me V Festival e ku ajo ka performuar para dhjetëra mijëra adhuruesve të saj.
Nuk dihet nëse Rita Ora i përcjell ndeshjet e klubit shqiptar, por një gjë është e sigurt – ajo nuk po e harron asnjëherë vendlindjen e saj dhe njerëzit që e duan atë më së shumti, e që janë bashkëkombasit e saj.

click for more

,

Posted by Admin - 0 comments

E keni pyetur ndonjëherë veten se ç’ndodh me bagazhet tuaja kur udhëtoni me aeroplan? Një ide të përgjithshme mund ta krijoni duke parë videon e mëposhtme.
Mark Brigman po përgatitej të fluturonte nga aeroporti i Guangzhout (Kinë), kur sapo zuri vend në ulësen e tij, nga dritarja vërejti një hamall që ngarkonte bagazhet në avion.
Menjëherë nxori kamerën kur pa që punonjësi pa kurrfarë kujdesi i hidhte kutitë njëra pas tjetrës, duke mos e vrarë aspak mendjen për dëmet që mund të shkaktonte. Madje disa prej tyre përfundonin në tokë nga disa metra lartësi. Pamje tmerruese, aq më tepër që nuk mund të bësh dot asgjë për ta ndaluar.
Për fat, nga fundi i videos shfaqet një tjetër punëtor që e ndihmon të parin. Ai duket më profesional në vendosjen e kutive, duke u kujdesur që ato të qëndrojnë në pozicionin e duhur. Hamalli i parë duket mirënjohës për ndihmën. 


click for more

,

Posted by Admin - 0 comments

Burimi, duke i qëndruar prapa RihannasBurim Jusufi, shqiptari i cili ka lindur në Zvicër e që po ndërton karrierë si valltar në SHBA, ka treguar ndjesinë e të qenit valltar i këngëtares së famshme Rihanna.
Djaloshi nga Shkupi, por i rritur në Zvicër, kishte filluar pasionin e tij për muzikën duke u marrë me “Break dance”, dhe tash është shndërruar në një valltar profesionist dhe ka nënshkruar një kontratë vjetore me “Cirque du Soleil” në Las Vegas.
Në vitin 2011 ai triumfoi në mesin e 600 konkurrentëve nga e tërë bota dhe u bë valltari kryesor i Rihannas duke e shoqëruar atë në turneun në Australi, kohë të cilën e kujton me kënaqësi.
“Të vallëzoja për Rihanna-n ishte një eksperiencë që do të mbetet gjatë ne kujtesën time, sepse ajo është ndër artistët më të mëdha botërore. Ishte ndjenjë madhështore të jesh në skenë të tillë dhe me një yll botëror. Ajo për mua ishte dëshmi që më tregoj që jam duke përparuar shumë si valltar”, ka thënë Burimi në një intervistë për Zëri. 

click for more

,

Posted by Admin - 0 comments

1Ndërkohë që stina e nxehtë është drejt fundit dhe gara e të famshmeve se cila prej tyre shfaqet më seksi, ka qenë tepër e ashpër, ‘TgCom’ që di mirë se me çfarë t’i ndjellë lexuesit e saj, na sjell imazhet e bombave më seksi të stinës së nxehtë.
Jeni kurioz të shihni se cila janë sirenat më seksi të kësaj vere? Hidhini një sy imazheve që ju sjellim më poshtë për të kuptuar se cili është kuptimi i vërtetë për italianët kur flasin për shpërthim të sirenave seksi.
Disa prej tyre shfaqen në pishinë dhe të tjera na vijnë ndërsa zhyten ujërave të plazheve më të bukrua në botë. Të famshmet çlirohen dhe vijnë me këtë imazh të pazakontë, bomba seksi të cilat s’ka se si të mos ndjellin kur bëhet fjalë për imazhe e sjellje të tilla në publik. Bikini seksi dhe shikime ndjellëse, këto janë hijeshitë e kësaj vere që kanë provokuar me imazhet e tyre.Në krye të listës nuk mund të mos jetë ikona seksi Claudia Galanti e cila bën të ‘vdekurën’ në ujërat e Korsikës, ndërsa Carolina Marconi dhe Alessandra Sorcinelli zgjedhin pishinën për pozat e tyre seksi. Nuk ka se si të mungojnë në këtë listë ikona të tilla siç janë gruaja e futbollistit, Sylvie Van Der Vaart ndërsa Eva Henger ka zgjedhur të shfaqet topless dhe Giulia Calcaterra shihet të përqafojë një burrë simpatik. NgaMaimiBeach vijnë të pasmet shpërthyese të Laura Cremaschi-t e cila së bashku me partnerin e saj Andrea, na shfaqen më shumë se joshës. E ç’mund të kërkoni më shumë nga stina e nxehtë…! Shijojini këto imazhe të pazakonta.

click for more

,

Posted by Admin - 0 comments

Miguel Michu, Foto: Getty ImagesPas humbjes turpëruese nga Aston Villa në Emirates, drejtuesit e Arsenalit janë vënë në alarm për blerjen e futbollistëve.
Mesfushori i Newcastle, Yohan Cabaye, është një nga shënjestrat e Topçinjve, por klubi i tij refuzoi ofertën prej 10 milionë funtesh.
Pastaj, klubi nga Emirates ka vënë në listë futbollistin e Sevillas, Geoffrey Kondogbia, i cili ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh në kontratë.
Po ashtu, besohet se Arsenali është duke pritur përgjigje nga Schalke, pasi ka bërë ofertë prej shtatë milionë eurosh për mbrojtësin e djathtë, Atsuto Uchida.
Nga ana tjetër, mediat kryesore sportive spekulojnë se Arsene Wenger do të bëjë ofertë edhe për sulmuesin e Swansea Cityt, Michu.
Kujtojmë që Arsenali gjatë kësaj vere bëri oferta për futbollistë, si Luis Suarez, Gonzalo Higuain, Marouane Fellaini e Luiz Gustavo, por dështoi që të sigurojë shërbimet e tyre. 

click for more

,

Posted by Admin - 0 comments

Arbërie Nagavci nga Gjakova i ka rënë pishman. Edhe pse në fillim ka pranuar ofertën e AKR-së që të jetë anëtare nga kjo parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), tash ajo ka refuzuar atë.
Në një konferencë për media ka deklaruara se kjo ka të bëjë me çështje parimore, ngase siç ka thënë ajo, dëshiron të respekton Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës.
Ajo tha se ka ndërruar mendje duke i parë zhvillimet e fundit në KQZ.
“Duke i parë zhvillimet e fundit në KQZ, konkretisht debatet rreth heqjes së logos së Republikës së Kosovës në fletëvotime, e nëse ndodh kjo është e kundërligjshme dhe e dëmshme”, ka thënë ajo.
Nagavci ka thënë se AKR-ja menjëherë kanë vendosur të kontaktojnë me dikë tjetër për ta emëruar si përfaqësues të tyrin në KQZ, ngase kjo i ka paralajmëruar se nëse merr atë pozitë do të ndjek vijën ligjore jo atë politike, përfshirë këtu edhe idenë eventuale për heqje të logos.
Propozimi i AKR-së për Arbërie Nagavci vjen pas vendimit të kësaj partie për shkarkimin e Fadil Malokut nga KQZ-ja, raporton KosovaPress.

click for more