E keni pyetur ndonjëherë veten se ç’ndodh me bagazhet tuaja kur udhëtoni me aeroplan? Një ide të përgjithshme mund ta krijoni duke parë videon e mëposhtme.
Mark Brigman po përgatitej të fluturonte nga aeroporti i Guangzhout (Kinë), kur sapo zuri vend në ulësen e tij, nga dritarja vërejti një hamall që ngarkonte bagazhet në avion.
Menjëherë nxori kamerën kur pa që punonjësi pa kurrfarë kujdesi i hidhte kutitë njëra pas tjetrës, duke mos e vrarë aspak mendjen për dëmet që mund të shkaktonte. Madje disa prej tyre përfundonin në tokë nga disa metra lartësi. Pamje tmerruese, aq më tepër që nuk mund të bësh dot asgjë për ta ndaluar.
Për fat, nga fundi i videos shfaqet një tjetër punëtor që e ndihmon të parin. Ai duket më profesional në vendosjen e kutive, duke u kujdesur që ato të qëndrojnë në pozicionin e duhur. Hamalli i parë duket mirënjohës për ndihmën.