Ndërkohë që stina e nxehtë është drejt fundit dhe gara e të famshmeve se cila prej tyre shfaqet më seksi, ka qenë tepër e ashpër, ‘TgCom’ që di mirë se me çfarë t’i ndjellë lexuesit e saj, na sjell imazhet e bombave më seksi të stinës së nxehtë.
Jeni kurioz të shihni se cila janë sirenat më seksi të kësaj vere? Hidhini një sy imazheve që ju sjellim më poshtë për të kuptuar se cili është kuptimi i vërtetë për italianët kur flasin për shpërthim të sirenave seksi.
Disa prej tyre shfaqen në pishinë dhe të tjera na vijnë ndërsa zhyten ujërave të plazheve më të bukrua në botë. Të famshmet çlirohen dhe vijnë me këtë imazh të pazakontë, bomba seksi të cilat s’ka se si të mos ndjellin kur bëhet fjalë për imazhe e sjellje të tilla në publik. Bikini seksi dhe shikime ndjellëse, këto janë hijeshitë e kësaj vere që kanë provokuar me imazhet e tyre.Në krye të listës nuk mund të mos jetë ikona seksi Claudia Galanti e cila bën të ‘vdekurën’ në ujërat e Korsikës, ndërsa Carolina Marconi dhe Alessandra Sorcinelli zgjedhin pishinën për pozat e tyre seksi. Nuk ka se si të mungojnë në këtë listë ikona të tilla siç janë gruaja e futbollistit, Sylvie Van Der Vaart ndërsa Eva Henger ka zgjedhur të shfaqet topless dhe Giulia Calcaterra shihet të përqafojë një burrë simpatik. NgaMaimiBeach vijnë të pasmet shpërthyese të Laura Cremaschi-t e cila së bashku me partnerin e saj Andrea, na shfaqen më shumë se joshës. E ç’mund të kërkoni më shumë nga stina e nxehtë…! Shijojini këto imazhe të pazakonta.