Music Video

Miguel Michu, Foto: Getty ImagesPas humbjes turpëruese nga Aston Villa në Emirates, drejtuesit e Arsenalit janë vënë në alarm për blerjen e futbollistëve.

Mesfushori i Newcastle, Yohan Cabaye, është një nga shënjestrat e Topçinjve, por klubi i tij refuzoi ofertën prej 10 milionë funtesh.
Pastaj, klubi nga Emirates ka vënë në listë futbollistin e Sevillas, Geoffrey Kondogbia, i cili ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh në kontratë.
Po ashtu, besohet se Arsenali është duke pritur përgjigje nga Schalke, pasi ka bërë ofertë prej shtatë milionë eurosh për mbrojtësin e djathtë, Atsuto Uchida.
Nga ana tjetër, mediat kryesore sportive spekulojnë se Arsene Wenger do të bëjë ofertë edhe për sulmuesin e Swansea Cityt, Michu.
Kujtojmë që Arsenali gjatë kësaj vere bëri oferta për futbollistë, si Luis Suarez, Gonzalo Higuain, Marouane Fellaini e Luiz Gustavo, por dështoi që të sigurojë shërbimet e tyre. 

Postime Tjera